Kjo spinë industriale është e përshtatshme për instalime trefazore me rrymë deri në 32A. Ajo garanton lidhje të sigurtë dhe të qëndrueshme për pajisje industriale, motorë dhe panele elektrike.
Materiali i trupit është plastik i fortë, ndërsa kontaktet prej bakri sigurojnë përcjellshmëri të lartë dhe qëndrueshmëri afatgjatë.
Kapaciteti është 32A, 380–415V, me konfigurim 3P+PE (3 faza dhe tokezim).
Mbrojtja IP44/IP54 siguron rezistencë ndaj lagështisë dhe pluhurit, duke e bërë të përshtatshme për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.
Kjo spinë përdoret kryesisht në industri, punishte dhe kantierë ndërtimi ku nevojitet rrymë më e madhe dhe funksionim i qëndrueshëm.






