Kjo spinë industriale siguron lidhje të qëndrueshme për sisteme trefazore me neutral dhe tokezim, deri në 32A. Përdoret në motorë elektrikë, panele industriale, punishte dhe kantierë ndërtimi.
Trupi është i fortë, prej materiali plastik rezistent ndaj goditjeve dhe konsumimit. Kontaktet prej bakri garantojnë përcjellshmëri të sigurtë dhe funksionim afatgjatë.
Kapaciteti është 32A, 380–415V, me konfigurim 3P+N+PE (3 faza, neutral dhe tokezim).
Mbrojtja IP44/IP54 siguron rezistencë ndaj lagështisë dhe pluhurit, duke e bërë të përshtatshme për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.
Kjo spinë përdoret aty ku kërkohet furnizim trefazor me neutral dhe ngarkesa të mesme.






