Plafonjerja me sensor lëvizjeje është zgjidhje praktike për ndriçimin automatik të ambienteve të brendshme. Sensori aktivizon ndriçimin sapo detekton lëvizje në një distancë deri në 8 metra, duke ofruar komoditet dhe kursim të energjisë.
Është ideale për korridore, hyrje, shkallë, depo, garazhe, zyra dhe ambiente të tjera ku kërkohet ndezje automatike e dritës.
Plafonjerja përdor 2 llampa me portollamp E27, të cilat mund të zëvendësohen lehtësisht sipas fuqisë dhe ngjyrës së ndriçimit që dëshironi.
Llampat (poqat) nuk përfshihen në çmim.






