Lidhësja vazhduese e kabllit bakër cu 10 përdoret për vazhdimin, riparimin ose zgjatjen e kabllove të bakrit në raste shkëputjeje të linjave elektrike ajrore ose nëntokësore.
Produkti realizon lidhje bakër-bakër përmes presimit profesional, duke siguruar kontakt elektrik të qëndrueshëm dhe rezistencë të lartë mekanike.
Mbrendësia e lidhëses është e përshtatur për kabllo bakri me seksion 10 mm².
Është e përshtatshme për rrjete shpërndarëse dhe instalime industriale, ku kërkohet lidhje e sigurt dhe afatgjatë.
Karakteristikat kryesore:
Projektuar për kabllo bakri me seksion 10 mm².
Lidhje e fortë dhe e qëndrueshme përmes presimit.
Siguron përçueshmëri shumë të mirë elektrike.
Rezistente ndaj kushteve të punës në ambiente të jashtme dhe nëntokësore.



