Abazhure LED tavani me dizajn super modern, i krijuar për ambiente që kërkojnë ndriçim të fuqishëm dhe pamje luksoze. Forma e veçantë me elemente rrethore dhe kristale të plastifikuara anash i jep ndriçuesit një pamje unike dhe shumë elegante.
Në pjesën qendrore është i pajisur me 6 spote LED, të cilat ofrojnë ndriçim të fortë dhe të fokusuar, ndërsa LED-i anësor krijon ndriçim ambient dhe mundëson efekt dekorativ në tavan, përfshirë edhe ndriçim me ngjyrë të kaltërt.
Llojet e dritës
3000K – dritë e ngrohtë
4000K – dritë natyrale
6500K – dritë e bardhë
LED ambient anësor me ngjyrë të kaltërt për efekt dekorativ
Karakteristikat kryesore
Ndriçim LED i integruar
6 spote LED për ndriçim të fuqishëm
Kristale të plastifikuara anash
Dizajn super modern dhe luksoz
Kombinim ngjyrash: e bardhë, e zezë dhe ari
Ndriçim kryesor + ndriçim ambient për tavan
Dimensioni
Diametri: 60 cm
Përdorimi
Sallone të mëdha
Dhoma ndenjeje
Ambiente moderne rezidenciale dhe reprezentative







