Kufizuesi CLS-121M përdoret gjerësisht në sistemet e automatizimit për të kontrolluar dhe kufizuar lëvizjen e mekanizmave.
Ai aktivizohet mekanikisht nga levizja e një pjese dhe shërben për të sinjalizuar pozicionin, për të ndaluar, për të ndryshuar drejtimin ose për të aktivizuar funksione të caktuara në qarkun elektrik.
Ky model është i përshtatshëm për:
Transportorë dhe linja prodhimi,
Pajisje industriale dhe mekanizma të rëndë,
Sisteme sigurie dhe ndalimi emergjent,
Instalime të zakonshme elektrike që kërkojnë detektim të saktë të pozicionit.
Kufizuesi CLS-121M ofron rezistencë të lartë mekanike, jetëgjatësi dhe funksionim të besueshëm në kushte pune intensive.






