Ormani metalik elektrik IP65 përdoret për mbrojtjen dhe organizimin e pajisjeve elektrike si siguresa, rele, kontaktorë dhe komponentë të tjerë elektrikë. I përshtatshëm për ambiente industriale, komerciale dhe shtëpiake, si në ambiente të brendshme ashtu edhe të jashtme.
Trup metalik i fortë me sipërfaqe të trajtuar kundër korrozionit për jetëgjatësi më të madhe. Montohet në mur dhe është i përshtatshëm për montim të pajisjeve elektrike brenda (DIN shinë, baza, etj.).
Klasa e mbrojtjes IP65 siguron rezistencë ndaj ujit, pluhurit dhe lagështisë, ndërsa dera metalike me mbyllje të sigurt garanton mbrojtje maksimale.
Dimensionet:
Gjerësia: 30 cm
Lartësia: 30 cm
Thellësia: 15 cm
Ngjyra: Gri industriale



