Përdorimi kryesor dhe aplikimi
Panel LED lëvizëse premium përdoret për ndriçim dekorativ dhe funksional në ambiente të brendshme si sallone, korridore, vitrina, zyra, dyqane dhe ambiente moderne. Është zgjidhje ideale kur hapja ekzistuese në tavan është shumë e vogël ose jo standarde.
Materiali
Trup alumini i ngjyrosur i bardhë, me ndërtim cilësor dhe dizajn modern, që siguron qëndrueshmëri dhe shpërndarje të mirë të nxehtësisë.
Mënyra e montimit
Montim i futur në tavan (knauf/gips). Paneli është lëvizës dhe i rregullueshëm, duke u përshtatur në vrima shumë të vogla duke filluar nga rreth 30 mm dhe duke u shtrirë deri në dimensionin final të panelit (Ø 88 mm).
Karakteristikat e ndriçimit
Ndriçim LED premium me lumen të lartë
Dritë e fortë dhe e fokusuar
Ndriçim i menjëhershëm pa vonesë
Pa flicker dhe pa zhurmë
Forma dhe dizajni
Formë rrethore
Dizajn modern dhe fleksibil
Trup ngjyrë e bardhë, i përshtatshëm për ambiente premium
Përparësitë kryesore
Përshtatet në vrima shumë të vogla duke filluar nga rreth 30 mm
Zgjerohet deri në dimensionin final të panelit
Zgjidhje ideale për tavane ekzistuese dhe rinovime
Ndriçim premium me fuqi më të lartë se panelet standarde





