Kjo siguresë Smart WiFi me matje energjie është zgjidhja ideale për monitorim të saktë të konsumit elektrik dhe mbrojtje të pajisjeve tuaja nga luhatjet e tensionit.
Pajisja është monofaz 0-63A, montohet në shinë dhe lidhet me WiFi (2.4GHz), duke u kontrolluar përmes aplikacionit Smart Life / Tuya nga telefoni juaj.
Matje e plotë dhe e saktë e energjisë
Pajisja mat në kohë reale:
Voltazhin momental (V)
Amperazhin momental (A)
Fuqinë momentale (kW)
Konsumin për orë
Konsumin ditor
Konsumin mujor
Total kWh të shpenzuar
Historia e konsumit ruhet deri në 6 muaj, duke ju mundësuar analizë të plotë të shpenzimeve.
Nëse dyshoni që një pajisje në shtëpi po harxhon energji më shumë se duhet – kjo është zgjidhja profesionale për ta verifikuar.
Mbrojtje inteligjente e pajisjeve
E pajisur me funksion mbrojtës:
Mbrojtje nga rritja e tensionit (Overvoltage)
Mbrojtje nga ulja e tensionit (Undervoltage)
Nëse tensioni del jashtë parametrave të vendosur, pajisja ndërpret energjinë automatikisht për të mbrojtur:
Frigoriferë
Klima
Pajisje elektronike
Servera
Pajisje industriale
Timer & Programim 24 Orësh
Programim automatik ON/OFF
Ndezje dhe fikje me orar të caktuar
Kontroll automatik nga telefoni
Kontroll manual te KW i shenuar ne LCD
Kontroll nga distanca
Mund të programoni:
Bojlerin vetëm në orë të caktuara
Fikje automatike gjatë ditës
Aktivizim sipas nevojës
Specifikime teknike
Lloj: Monofaz
Rryma: 0-63A
Tensioni: 110-230V AC
Montimi: Shinë ( Din rail )
WiFi: 2.4GHz
Aplikacion: Smart Life / Tuya
Matje: Volt, Amper, kW, kWh
Histori: deri në 6 muaj
Mbrojtje: Overvoltage & Undervoltage
Programim: 24H Timer








