Ky abazhure LED tavani është një zgjedhje perfekte për ata që kërkojnë ndriçim funksional dhe dizajn estetik në të njëjtën kohë. Forma e veçantë kombinohet me kristale të plastifikuara anash, të cilat reflektojnë dritën në mënyrë elegante dhe krijojnë një ambient të ngrohtë dhe luksoz.
Në pjesën qendrore janë të integruar 2 ndriçues shtesë, të cilët rrisin fuqinë e ndriçimit dhe e bëjnë këtë abazhur shumë të përshtatshëm edhe për hapësira që kërkojnë ndriçim më të fortë.
Abazhuri ofron 3 ngjyra drite LED (e ngrohtë, natyrale dhe e ftohtë), duke ju lejuar të përshtatni atmosferën sipas nevojës dhe momentit.
Trupi me kombinim ngjyrë e bardhë, e zezë dhe ari i jep produktit një pamje moderne dhe shumë të rafinuar.
Karakteristikat kryesore:
Lloj: Abazhure LED tavani
Dimensione: 55 cm gjatësi × 30 cm gjerësi
Ndriçim LED me 3 ngjyra drite
Kristale të plastifikuara anash
2 ndriçues qendrorë për fuqi më të madhe drite
Trup ngjyrë: bardhë / zi / ari
I përshtatshëm për: sallon, dhomë gjumi, ambient modern ose hapësira elegante







