Lidhësja vazhduese e kabllit alumini al 240 përdoret për vazhdimin, riparimin ose zgjatjen e kabllove të aluminit në raste shkëputjeje të linjave elektrike ajrore ose nëntokësore.
Produkti realizon lidhje alumin-alumin përmes presimit profesional, duke siguruar kontakt elektrik të qëndrueshëm dhe rezistencë të lartë mekanike.
Mbrendësia e lidhëses është e përshtatur për kabllo alumini me seksion 240 mm².
Është e përshtatshme për rrjete shpërndarëse dhe instalime industriale, ku kërkohet lidhje e sigurt dhe afatgjatë.
Karakteristikat kryesore:
Projektuar për kabllo alumini me seksion 240 mm².
Lidhje e fortë dhe e qëndrueshme përmes presimit.
Siguron përçueshmëri të mirë elektrike.
Rezistente ndaj kushteve të punës në ambiente të jashtme dhe nëntokësore.



