Përdorimi kryesor dhe aplikimi: Shirit LED profesional për ndriçim dekorativ dinamik. I përshtatshëm për lokale, ambiente shtëpiake moderne, skena të vogla dhe projekte ku kërkohet ndriçim me efekte vizuale si rrjedhje uji, valë apo lëvizje ritmike.
Tip LED: SMD 2835 me çipa IC të integruar
Tension pune: 24V DC
Fuqia: 10W për metër
Dendësia e LED-ëve: 120 LED për metër
Efekte: Falë çipave IC, LED-ët punojnë të komanduar individualisht duke krijuar efekte me lëvizje dhe kombinime dinamike ngjyrash
Mbrojtja: IP20 – për përdorim të brendshëm (mund të ofrohet edhe në IP65 sipas variantit)
Instalimi: i pajisur me shirit ngjitës 3M për montim të shpejtë
Kontrolli: i pajtueshëm me kontrolle të posaçme për LED IC (me programe të ndryshme animacionesh)
Forma e shitjes: Shitet në roll 10 metra, çmimi i listuar është për 1 metër gjatësie
Përparësitë/kualitetet kryesore: Ndriçim dinamik me efekte tërheqëse, kursim energjie, jetëgjatësi dhe aplikime dekorative shumë fleksibile.







