Kjo spinë industriale është e përshtatshme për pajisje me konsum të lartë energjie, duke ofruar lidhje të fuqishme dhe të sigurtë trefazore. Përdoret në industri të rënda, fabrika dhe sisteme furnizimi me motorë elektrikë.
Trupi është i ndërtuar nga material plastik i qëndrueshëm, i testuar për kushte të vështira pune. Kontaktet janë prej bakri me përcjellshmëri të lartë.
Kapaciteti është 63A, 380–415V, me konfigurim 3P+PE (3 faza dhe tokezim).
Mbrojtja IP67 e bën të papërshkueshme nga uji dhe pluhuri, duke lejuar përdorim edhe në ambiente të jashtme me ekspozim të fortë.
Kjo spinë përdoret zakonisht në industri të rënda, ku nevojitet furnizim i besueshëm me kapacitet të madh.






