Kjo spinë industriale është projektuar për instalime trefazore me neutral dhe tokezim. Përdoret gjerësisht në punishte, industri, kantierë ndërtimi dhe aplikime ku nevojitet lidhje e qëndrueshme dhe e sigurtë.
Trupi është ndërtuar nga plastikë e fortë dhe rezistente ndaj goditjeve, ndërsa kontaktet prej bakri garantojnë përcjellshmëri të lartë dhe jetëgjatësi.
Kapaciteti është 16A, 380–415V, me konfigurim 3P+N+PE (3 faza, neutral dhe tokezim).
Me standard CEE dhe mbrojtje IP44/IP54, spinë qëndron funksionale edhe në kushte lagështie dhe pluhuri.
Kjo spinë është ideale për aplikime ku kërkohet shpërndarje trefazore me neutral dhe siguri në përdorim.






