T-Spina ARS 3 dalje 16A është zgjidhje praktike për zgjerimin e një prize në tre dalje, duke mundësuar lidhjen e njëkohshme të tre pajisjeve elektrike.
Trupi është i prodhuar nga plastikë cilësore rezistente ndaj nxehtësisë, ndërsa kontaktet prej bronzi sigurojnë përçueshmëri të lartë dhe jetëgjatësi. Dizajni kompakt lidhet direkt në prizë dhe është i përshtatshëm për përdorim në shtëpi, zyrë, lokale dhe ambiente të tjera.
Me kapacitet 16A / 250V, T-Spina ARS ofron përdorim të sigurt dhe të besueshëm për pajisjet elektrike të përditshme.





